Artikull
Qyteti i Elenës feston ditën e tij
Sot është Festa e Ngjitjes së Zotit Jezu Krisht në Qiell
Enjte 21 Maj 2026 08:59
Enjte, 21 Maj 2026, 08:59
FOTO: Facebook / Elena – ngjarje dhe fakte
Madhësia e shkronjave
Qyteti rilindës Elena feston sot ditën e tij – Festën e Shenjtorëve të Barabartë me Apostujt, Konstantin i Madh dhe Shën Elena, me një program të pasur kulturor dhe shpirtëror. Festimet përkojnë edhe me festën e madhe të krishterë Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell (ose bullgarisht Spasovden). Ngjitja e Krishtit në Qiell kremtohet në ditën e 40-të pas Pashkëve dhe shënon fundin e jetës tokësore të Jezu Krishti dhe kthimin e Tij në qiell. Me këtë rast, në të gjitha kishat e vendit mbahet Liturgjia e Shenjtë solemne.
Kjo festë e dyfishtë e krishterë e bën 21 majin një nga ditët me më shumë festues gjatë vitit. Arsye për të festuar kanë si njerëzit që mbajnë emrat Spas, Spaska dhe variantet e tyre, ashtu edhe Konstantin, Elena, Kostadin, Elka e të tjerë.
Kjo ditë është gjithashtu festa profesionale e shoferëve, ndërtuesve, bukëpjekësve dhe hotelierëve, të cilët tradicionalisht organizojnë kurbane për shëndet dhe mbarësi.
Lexoni më shumë në faqen e Radio Bullgarisë:
- 21 maj festa e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të barabartë me apostujt
- Kremtojmë festën e madhe të krishterë të Ngjitjes së Zotit në Qiell
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova