EKONOMI

Artikull

Të ardhurat nga taksat rriten, por edhe shpenzimet e shtetit shënojnë rritje

Martë, 2 Qershor 2026, 12:46

Të ardhurat nga taksat rriten, por edhe shpenzimet e shtetit shënojnë rritje

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave e Bullgarisë parashikon një deficit buxhetor prej 2.5 miliardë eurosh në bazë të fluksit të parasë deri në fund të muajit maj. Kjo rezulton nga të dhënat paraprake të publikuara në faqen zyrtare të institucionit. Deficiti përfaqëson rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar. Për krahasim, në maj të vitit 2025 u regjitruar një deficit prej 1.3 miliardë eurosh, ose 1.1% e PBB-së. Ndërkohë, të ardhurat e shtetit deri në maj 2026 pritet të arrijnë në 17.3 miliardë euro, ose 1.2 miliardë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, që përfaqëson një rritje prej 7.6%. Nga ana tjetër, shpenzimet publike deri në fund të majit 2026 vlerësohen në 19.9 miliardë euro. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, shpenzimet sipas programit financiar të konsoliduar ishin 17.4 miliardë euro. Rritja e shpenzimeve lidhet kryesisht me pagesat për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë, si dhe me shpenzimet për personelin dhe investimet kapitale.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova