Artikull
Mbi 2800 vizitorë gjatë muajit maj ka pritur Muzeu Historik në Vraca
Dielë 7 Qershor 2026 07:00
Dielë, 7 Qershor 2026, 07:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Muzeu Historik Rajonal në Vraca rrëfen trashëgiminë kulturore dhe historinë e pasur të qytetit dhe rajonit veriperëndimor të Bullgarisë. Gjatë muajit maj, kur muzeu ishte mikpritës i një konference kombëtare shkencore dhe një ekspozite kushtuar poetit-revolucionar Hristo Botev, ai ka pritur mbi 2800 vizitorë. Afër njëqind prej tyre kanë qenë të huaj që kanë vizituar muzeun, ndërsa në veprimtari të ndryshme kanë marrë pjesë rreth 600 persona – informon BTA, duke iu referuar buletinit mujor të institucionit.
FOTO: BTA
Muzeu Historik i Vracës ofron një koleksion unik gjetjesh arkeologjike, artefaktesh historike dhe veprash artistike, të cilat tregojnë historinë e këtyre trojeve bullgare. Pikërisht këtu ruhet Thesari i Rogozenit (shek. VI–IV para Krishtit), i përbërë nga 165 enë të punuara prej argjendi dhe të zbukuruara me prarim. Një pjesë e madhe e enëve janë me origjinë vendase – zbukurimi i larmishëm dhe i pasur mban tiparet e një arti origjinal. Skenat mitologjike të paraqitura dëshmojnë për botën e pasur shpirtërore të trakëve.
FOTO: Muzeu i Historisë Rajonale - Vraca
Nga Muzeu Historik Rajonal në Vraca njoftojnë se gjatë muajit qershor do të fillojë programi “Vera në muze”, i organizuar nga departamenti “Programet edukative muzeale”. Do të shënohet 130-vjetori i krijimit të Stacionit të Mëndafshit në Vraca – i pari i këtij lloji në Bullgarinë pas Çlirimit, ndërsa kuratorët nga departamenti “Etnografi” do të marrin pjesë në Tubimin Kombëtar Folklorik “Ledenika”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski