Artikull
Nisin veprime në shkallë të gjerë kundër drejtimit të rrezikshëm
Enjte 11 Qershor 2026 16:38
Enjte, 11 Qershor 2026, 16:38
Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, shpalli fillimin e veprimeve të gjera kundër drejtimit të rrezikshëm të automjeteve. Sipas tij, gjatë një aksioni kundër “drift”-eve dhe garave të paligjshme pranë Plovdivit u kontrolluan mbi njëqind motoçikleta të fuqishme dhe makina sportive.
Operacioni i specializuar nisi pas marrjes së informacionit se, me ndihmën e rrjeteve sociale, në territorin e një pike karburanti në rrugën për në Asenovgrad, në Plovdiv, mblidheshin motoçikleta të fuqishme dhe automjete sportive. Policia konstatoi 94 motoçikleta dhe 11 automjete, si dhe identifikoi 107 persona.
“Ky është vetëm fillimi. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jemi plotësisht të pakompromis”, deklaroi Ivan Demerxhiev në një postim në Facebook.
Lexoni më shumë:
- Rumen Radev drejtuar MPB‑së: Pres masa drakonia ne nërrugë
- Lufta në rrugë – pse një aksident tjetër tronditi sërish Bullgarinë
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova