Artikull
Ekspozita “Bullgarët e Gollobordës” u hap në Tiranë
Premte 12 Qershor 2026 11:29
Premte, 12 Qershor 2026, 11:29
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
Madhësia e shkronjave
Në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë u hap ekspozita “Bullgarët e Gollobordës”, e kushtuar historisë, kulturës dhe jetës së përditshme të komunitetit bullgar në rajonin e Gollobordës, Shqipëri. Këtë e njoftoi në faqen e saj në Facebook misioni diplomatik bullgar në Shqipëri.
Ekspozita u hap nga Aleksej Zhallov – iniciator dhe drejtues i ekspeditave kërkimore në zonë, i cili viziton Shqipërinë me ftesë të Ambasadës Bullgare. Gjatë vizitës së tij ai vizitoi sërish Gollobordën, ku u takua me miq të vjetër, krijoi kontakte të reja dhe konfirmoi synimin e tij për të vazhduar veprimtarinë në mbështetje të komunitetit vendas, theksoi misioni diplomatik bullgar.
Nga Ambasada shtuan se ekspozita paraqet natyrën, traditat, jetën dhe mënyrën e jetesës së njerëzve të Gollobordës, të cilët kanë ruajtur identitetin e tyre bullgar ndër breza.
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
“Ekspozita është një rrëfim vizual për
periudhën në të cilën janë kryer kërkimet në terren – midis viteve 2006 dhe
2012. Ajo është rezultat i punës së përbashkët të speleologëve, etnologëve,
antropologëve dhe folkloristëve bullgarë, e realizuar nën drejtimin e Aleksej
Zhallovit dhe me pjesëmarrjen e specialistëve nga Instituti i Etnologjisë dhe
Folklorit me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Shoqatës
‘Ongal’. Kërkimet janë realizuar me mbështetjen e Fondit Kombëtar Dhurues “13
Shekuj Bullgari”, Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, si dhe me
ndihmën e çmuar të shoqatës “Prosperitet Golloborda” dhe kryetarit të saj, Haxhi
Pirushi”, thekson përfaqësia diplomatike.
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
Ambasada e Bullgarisë e përkufizoi ekspozitën jo vetëm si “një vështrim drejt së kaluarës”, por edhe si “shprehje respekti ndaj komunitetit bullgar në Shqipëri, i cili vazhdon të ruajë traditat, gjuhën dhe kujtesën e tij kulturore”.
Mësoni më shumë për minoritetin bullgarë në Shqipëri nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- Antoni
Kurti dhe traditat e ruajtura të bullgarëve në Ostren të Madh
- Libër
për origjinën e harruar bullgare të bashkatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe
Kosova
- E folura e bullgarëve në Shqipëri ruan pasurinë e të folurës popullore bullgare
- Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri
- Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës
- Që paqja dhe mirëkuptimi të lulëzojë në Ballkan, farat duhet të mbillen së pari mes fëmijëve
- Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri
- Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës
- Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)
- Një ekip i “Radio Bullgarisë” për vizitë te bullgarët në Shqipëri
- Gazetare e Radio Bullgarisë në dokumentar për bullgarët në Shqipëri
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva