LAJME

Artikull

Protesta dyorëshe do të bllokojnë pikat kufitare me RMV‑në

Mërkurë, 17 Qershor 2026, 17:23

Protesta dyorëshe do të bllokojnë pikat kufitare me RMV‑në

FOTO: Policia Kufitare

Madhësia e shkronjave

Protesta do të mbyllin pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut për shkak të represioneve ndaj personave me vetëdije bullgare në shtetin fqinj, njofton korrespondenti i BNR në Kjustendill, Kirill Falin.

Organizatorët nga shoqatat “Kuberovë voinë” dhe “Fondacioni Maqedonia” deklarojnë se të dielën, për dy orë, do të bllokojnë tre pikat kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të presionit të vazhdueshëm ndaj bullgarëve.

Me aksionin, i cili është i koordinuar me autoritetet bullgare, do t’i dërgohet një mesazh qeverisë në Shkup lidhur me ndjekjen penale të personave me vetëdije bullgare, zjarrvëniet, sulmet dhe proceset gjyqësore kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Përmenden emrat e Iva Mihajllovës nga Koçani, Dragi Karovit nga Velesi dhe Ljupço Georgievskit nga Manastiri si shembuj të personave që janë bërë viktima të represioneve gjatë muajve të fundit.

Tensioni u përshkallëzua pas djegies së dy automjeteve të përfaqësisë diplomatike bullgare në Shkup.

Iniciativat për bllokimin e kufirit bullgaro‑maqedonas janë kundërproduktive dhe mund t’i dëmtojnë pozicionet e Bullgarisë në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme Velisllava Petrova. Sipas saj, iniciativa të tilla nuk lidhen me veprimet e qeverisë bullgare dhe nuk kontribuojnë në mbrojtjen e interesit kombëtar.


Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva