POLITIKË

Artikull

Ambasada bullgare në Shkup: Të mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje

Premte, 19 Qershor 2026, 11:26

Ambasada bullgare në Shkup: Të mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje

FOTO: facebook.com/bulgarianembassyskopje

Madhësia e shkronjave

BE-ja dënoi ashpër zjarrvënien e makinave diplomatike përpara Ambasadës Bullgare në Shkup më 15 qershor, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Shkup në një postim në Facebook. Ata përshëndetën veprimet e shpejta të autoriteteve dhe arrestimin e të dyshuarit, duke theksuar se autorët duhet të mbahen përgjegjës. Ata shprehën gjithashtu shpresën se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv midis Sofjes dhe Shkupit do të vazhdojnë. Zjarrvënia u dënua edhe nga ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, raporton BGNES.

Ambasada Bullgare në Shkup bëri thirrje në Facebook që të mos lejohet bllokimi i pikave kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ambasadori bullgar Zheljazko Radukov falënderoi institucionet, organizatat dhe qytetarët bullgarë për mbështetjen e shprehur për misionin "në kushtet aktuale veçanërisht të vështira".

Sipas ambasadës, interesi kombëtar i Bullgarisë kërkon që vendi të mbetet i hapur ndaj fqinjëve të tij jugperëndimorë, duke inkurajuar shkëmbimin kulturor, kontaktet midis familjeve të ndara, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë.

"Kjo është mënyra më e mirë për t'iu kundërvënë urrejtjes", vë në dukje misioni.

Protesta dhe bllokimi i pikave kufitare të planifikuara për të dielën janë anuluar për momentin, njoftuan organizatorët nga Fondacioni “Maqedonia”.



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva