Artikull
Protestues me trëndafila bënë thirrje për fqinjësi të mirë para ambasadës së RMV
Enjte 18 Qershor 2026 15:17
Enjte, 18 Qershor 2026, 15:17
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Protestuesit ngritën pankarta me mbishkrimin “Jo urrejtjes. Ne nuk jemi armiq” para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje. Shkak për aksionin u bë djegia e automjeteve diplomatike para misionit bullgar në Shkup.
FOTO: BGNES
“Duam të tregojmë çfarë është fqinjësia e mirë. Rrahjet e njerëzve, thyerja e klubeve dhe djegia e makinave nuk kanë vend në BE”, thanë protestuesit, duke u bërë thirrje politikanëve në RMV të ndalojnë bllokimin e eurointegrimit të vendit të tyre.
Protesta u zhvillua nën moton “Lule për miqësi”. Demonstruesit mbanin trëndafila, të cilët i vendosën mbi automjetet e ambasadës maqedonase.
FOTO: BGNES
“Ky trëndafil simbolizon qëndrimin tonë vëllazëror ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu synon t’i tregojë qeverisë në Shkup se ne nuk jemi të verbër dhe e dimë mirë qëllimin e politikës së Hristijan Mickoskit”, tha për BGNES Ilija Stojanovski nga Shkupi.
FOTO: BGNES
- Protesta dyorëshe do të bllokojnë pikat kufitare me RMV‑në
- MPJ-ja bullgare proteston ndaj Shkupit pas djegies së makinave diplomatike
- Shoqatat bullgare në Maqedoninë e Veriut dënuan sulmin në Shkup
- Ambasada bullgare pyet pse policia e Shkupit mbeti pasive gjatë zjarrvënies
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva