Artikull
MPJ-ja bullgare proteston ndaj Shkupit pas djegies së makinave diplomatike
Martë 16 Qershor 2026 18:43
Martë, 16 Qershor 2026, 18:43
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria reagoi ashpër pas djegies së dy automjeteve diplomatike në Shkup. I ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje u thirr urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zëvendësministri i jashtëm, Hristo Polendakov, e cilësoi incidentin si një akt të paprecedentë dhe demonstrativ agresioni, që ka rrezikuar jetë njerëzish.
Më herët, edhe presidentja Iliana Iotova e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit bullgar. Sofja vlerësoi arrestimin e shpejtë të të dyshuarit 44-vjeçar nga autoritetet maqedonase, por kërkoi një hetim të plotë dhe vendosjen e drejtësisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë theksoi se përpjekjet për të përhapur frikë mes bullgarëve në Maqedoninë e Veriut janë të papranueshme dhe se shteti do t'u kundërvihet me të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova