Artikull
U nderuan pedagogë nga Kosova për lektoratin e gjuhës bullgare
Hënë 22 Qershor 2026 11:26
Hënë, 22 Qershor 2026, 11:26
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë/Facebook
Madhësia e shkronjave
Ambasada bullgare në Kosovë dorëzoi mirënjohje në emër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, prof. Georgi Vëllçev, si dhe në emër të Ambasadorit të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, për përfaqësues të shquar të komunitetit akademik të Universitetit të Prishtinës. Çmimet janë një shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e tyre në hapjen e lektoratit të gjuhës bullgare në universitet, njofton Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë u nderuan
dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Abdulla Rexhepi, prof. dr. Mimoza Hasani‑Pllana,
drejtoresha e Qendrës së Gjuhëve, prof. dr.
Lindita Sejdiu, si dhe drejtuesja e Departamentit të Ballkanistikës, prof. dr.
Seniha Krasniqi.
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë/Facebook
Në kuadër të aktivitetit, dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe prof. dr. Mimoza Hasani‑Pllana u nderuan gjithashtu me pllaketën “Karrocë Trake”, një kopje e një thesari trak, si shprehje mirënjohjeje për kontributin e tyre në këtë nismë të rëndësishme dhe për mbështetjen institucionale në realizimin dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm.
Një javë më herët, më 10 qershor, të njëjtat çmime iu ndanë edhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu.
Mësimi i gjuhës bullgare si gjuhë ballkanike filloi në vitin akademik 2025/2026. Ligjërues është Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello.
Lektorati i gjuhës bullgare në Universitetin e Prishtinës përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve në rajon.
Ambasada e Republikës së Bullgarisë shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjithë partnerëve dhe pjesëmarrësve në këtë proces, i cili kontribuon në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nxit shkëmbimin kulturor dhe arsimor.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë