EKONOMI

Artikull

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 6.2% gjatë tremujorit të parë

Mërkurë, 24 Qershor 2026, 16:10

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 6.2% gjatë tremujorit të parë

FOTO: Georgi Nejkov

Madhësia e shkronjave

Çmimet e banesave në vend janë rritur me 6.2% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e mëparshëm (tremujorin e katërt të vitit 2025), njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja më e madhe është regjistruar në qytetin Burgas (+5.9%), i ndjekur nga Sofja (+5.8%), Varna (+4.0%) dhe Plovdivi (+3.9%). Ulje është regjistruar në qytetin Stara Zagora (-2.1%) dhe në Ruse (-1.6%).

FOTO: BTA

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, çmimet e banesave në vend janë rritur me 14.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva