Artikull
95% e nxënësve në Bullgari përdorin inteligjencën artificiale për mësim
Martë 30 Qershor 2026 18:04
Martë, 30 Qershor 2026, 18:04
FOTO: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Madhësia e shkronjave
Gati 95% e nxënësve në Bullgari përdorin tashmë inteligjencën artificiale (IA) për qëllime mësimore, ndërsa pothuajse gjysma e tyre e përdorin atë çdo ditë ose disa herë në javë. Këtë e tregon një anketim kombëtar i Shoqatës Bullgare të Kompanive të Softuerit, që vlerëson gatishmërinë e shkollave për të integruar inteligjencën artificiale në procesin mësimor, njoftoi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Anketimi përfshiu 10 038 nxënës, 1767 mësues dhe 210 drejtorë nga 63 shkolla.
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, prof. Georgi Vëllçev, deklaroi se mësuesit duhet të kenë rolin udhëheqës në aplikimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor. Sipas tij, kjo duhet të bëhet mbi bazën e rregullave të qarta, në mënyrë që teknologjitë e reja të përdoren me përgjegjësi dhe në dobi të nxënësve. Ai shtoi se sistemi arsimor tashmë ka përvojë, ka gatishmëri për të eksperimentuar dhe ka zhvilluar praktika të mira, por shkollat përparojnë me ritme të ndryshme dhe nuk kanë mundësi të barabarta teknologjike për ta aplikuar inteligjencën artificiale në mësim.
Lexoni më shumë:
- Në shkollë duhet të zhvillohen aftësi që inteligjenca artificiale nuk i ka
- Na duhen rregulla në shkolla, IA mund të imitojë shumë mirë shprehjen njerëzore
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova