MUZIKË

Artikull

Atazar sjell ritmet ballkanike me "Balkan Beat"

Producenti muzikor ndërthur motivet folklorike me tinguj modernë në këngën e tij më të re

Enjte, 2 Korrik 2026, 16:26

Atazar sjell ritmet ballkanike me "Balkan Beat"

FOTO: Facebook/Atazar

Madhësia e shkronjave

Producenti muzikor Atanas Zajkov (Atazar) prezanton një anë të re të krijimtarisë së tij me këngën "Balkan Beat", ku u jep motiveve tradicionale folklorike një shprehje moderne muzikore.Sipas muzikantit, kënga u frymëzua nga pasuria dhe emocionet e muzikës ballkanike.

"Kënga ka një tingull autentik, ku ndërthuren vokale tradicionale ballkanike, trumbetat energjikë dhe instrumentet karakteristike popullore. E gjithë kjo është ndërthurur me kujdes në një krijim modern, që hedh një urë mes së kaluarës dhe së tashmes.