HISTORI

Artikull

U zbulua instrument mjekësor antik në Heraklea Sintika

Dielë, 5 Korrik 2026, 09:57

U zbulua instrument mjekësor antik në Heraklea Sintika

FOTO: Facebook /Archaeologia Bulgarica

Madhësia e shkronjave

Arkeologët e ekipit të prof. dr. Ljudmill Vagalinski zbuluan një instrument mjekësor jashtëzakonisht të rrallë në një ambient ngjitur me tempullin e Herakliut në Heraklea Sintika, njofton revista shkencore Archaeologia Bulgarica. Mungojnë vetëm majat e përkulura të grepit të dyfishtë prej bronzi me një dorezë të zbukuruar me unaza në reliev. Në antikitet ky instrument urologjik quhej “lithulkos” dhe përdorej në litotomi – një operacion për heqjen e gurëve nga fshikëza urinare. Plini e përshkruan këtë sëmundje si më të dhimbshmen, ndërsa Ammoni nga Aleksandria (shek. III p.e.s.) konsiderohet si shpikësi i metodës kirurgjikale të trajtimit dhe i instrumenteve përkatëse. “Për këtë arsye, Ammonin e quajtën “Lithotomos”, domethënë “Prerësi i gurëve”,” shpjegoi prof. Vagalinski. “Paraleli i vetëm i njohur i “lithulkos”-it tonë është një instrument i gjetur në Itali. Fakti që e zbuluam në një ambient pranë tempullit të Herakliut na sugjeron se aty mund të jenë trajtuar njerëz të sëmurë që kërkonin ndihmën e heroit mitik – djalit të vetë Zeusit.”

Datimi stratigrafik është shekulli i III-të pas Krishtit.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova