KULTURË

Artikull

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

Enjte, 23 Korrik 2026, 15:16

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

FOTO: facebook.com/BGEmbTirana

Madhësia e shkronjave

Koncerti i katërt nga cikli “Mbrëmjet e Kulturës Bullgare” u zhvillua në Durrës dhe shënoi përmbylljen e një vere të paharrueshme kulturore, njoftoi në faqen e saj në Facebook Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Festivali organizohet nga koreografi bullgar dhe veprimtari i folkloritnë vazhdim të shumë viteve Xhejlan Demirev – ish-drejtor artistik dhe koreograf i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Bullgarisë Veriore në Pleven – me mbështetjen e Ambasadës së Republikë së Bullgarisë në Tiranë dhe Bashkisë së Durrësit.

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

FOTO: facebook.com/BGEmbTirana

Ndër pjesëmarrësit në koncertin e fundit ishin shkolla e vallëzimit “All Steps” (q. Jamboll), ansambli i fëmijëve “Radost” pranë Qendrës për Punë me Fëmijë (q. Vraca) dhe formacioni i vallëzimit “Trake” (q. Stambolijski).

Interpretimet e tyre i ofruan publikut një udhëtim të vërtetë nëpër mozaikun e pasur të traditës popullore bullgare – nga ritmet dinamike të valleve, përmes ngjyrave të kostumeve tradicionale e gjer te tingujt e këngëve që kanë ruajtur shpirtin e popullit bullgar ndër shekuj.

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

FOTO: facebook.com/BGEmbTirana

“Mbrëmjet e Kulturës Bullgare” janë shndërruar në një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të frytshëm kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Ngrohtësia me të cilën publiku shqiptar i priti artistët bullgarë dhe mbështetja e Bashkisë së Durrësit janë dëshmi se kultura ndërton ura të forta dhe afron njerëzit përtej kufijve.

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

FOTO: facebook.com/BGEmbTirana

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë do të vazhdojë të mbështesë nisma që forcojnë marrëdhëniet miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

“Mbrëmjet e katërta të Kulturës bullgare” u mbajtën në Durrës të Shqipërisë

FOTO: facebook.com/BGEmbTirana

Shihni më shumë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva