Artikull
Kryeministri Radev nuk pret përkeqësim real të marrëdhënieve tona me Iranin
Martë 28 Korrik 2026 15:58
Martë, 28 Korrik 2026, 15:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tani Bullgaria pret deri në 8 avionë amerikanë cisternë në një vend shumë më të sigurt – në bazën ajrore ushtarake “Bezmer”. “Po të mos ishim ne, qeveria jonë, në këtë moment në Aeroportin e Sofjes do të vazhdonin të qëndronin 15 avionë cisternë, dhe kështu do të ishte deri në tetor”, tha Kryeministri Rumen Radev para gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të medias lidhur me notën e dërguar nga Irani, ai deklaroi se vendi ynë ka marrëdhënie bashkëpunimi të konsoliduara prej shumë vitesh me shtetin aziatik dhe nuk pret që ato të përkeqësohen në mënyrë reale. Radev gjithashtu tha se nuk ka një datë konkrete për mbërritjen e avionëve amerikanë, por se i gjithë organizimi i nevojshëm tashmë është krijuar.
Shkak për brifimgun e Radevit ishte njoftimi për mbështetjen e dhënë nga partia në pushtet “Bullgaria Progresive” për kandidaturën e Ilijana Jotovës për presidente në zgjedhjet e vjeshtës. Radev theksoi se gjatë 10 viteve të fundit, së bashku me Ilijana Jotovën në rolet president–nënpresidente, kanë punuar për forcimin e shtetësisë dhe shprehu bindjen se ajo do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë konsensus mes institucioneve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva