LAJME

Artikull

PP dhe GERB-SDS kundërshtuan buxhetin e shtetit në Gjykatën Kushtetuese

Premte, 31 Korrik 2026, 13:54

PP dhe GERB-SDS kundërshtuan buxhetin e shtetit në Gjykatën Kushtetuese

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deputetët e partisë “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP), të kryesuar nga lideri Asen Vasilev dhe nënkryetari i Kuvendit Stoju Stoev, paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër buxhetit të shtetit të miratuar në mes të vitit, si dhe kundër buxhetit të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore. Buxheti për vitin 2026 është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 gusht.

Stoev sqaroi se janë mbledhur më shumë se 50 firma deputetësh dhe se mbështetje kanë marrë vetëm nga GERB-SDS.

Nga ana e tyre, edhe koalicioni GERB-SDS, me mbështetjen e deputetëve të PP-së, ka paraqitur ankesën e vet në Gjykatën Kushtetuese kundër buxhetit, njoftoi deputeti Vlladisllav Goranov. Ai shpjegoi se, nëse ligji për buxhetin e shtetit shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese, do të vazhdojë të zbatohet ligji i mëparshëm i zgjatjes së buxhetit, transmeton BTA.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva