Artikull
Lideri i PP për Buxhetin 2026: Qeveria e Radevit është e dëmshme për Bullgarinë
Mërkurë 29 Korrik 2026 16:24
Mërkurë, 29 Korrik 2026, 16:24
Asen Vasilev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Për fat të keq, mësuam se Presidentja Ilijana Jotova nuk do të vendosë veto ndaj Ligjit për Buxhetin e Shtetit. Kjo e redukton presidencën në një zyrë shtypi të qeverisë bullgare. Ne do të paraqesim një ankesë kundër Buxhetit 2026 në Gjykatën Kushtetuese.” Kështu deklaroi lideri i partisë “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) dhe deputet i grupit parlamentar të saj, Asen Vasilev, gjatë një konference për shtyp në Kuvendin Popullor, pasi presidentja Ilijana Jotova njoftoi se do ta shpallë buxhetin për vitin 2026, njofton BGNES.
Sipas Vasilevit, Buxheti 2026 përmban dispozita që bien ndesh me Kushtetutën. Ai theksoi se në të parashikohen 3 miliardë euro për shpenzime jo transparente nga ky kabinet, ndërsa “mbi 1 miliard për bashkitë do të shpenzohet sipas gjykimit të vetëm një personi”. Sipas tij, kjo përbën një devijim nga mandati qeverisës i Rumen Radevit.
“Ai u zgjodh me shpresën se do t’i jepte fund qeverisjes jotransparente të kabinetit të Rosen Zheljazkovit. Ne po shohim një qeverisje që i bën gjërat edhe më keq – më shumë para të shpenzuara në mënyrë edhe më pak transparente”, tha më tej Vasilev.
Sipas tij, qeveria e Kryeministrit Radev është e dëmshme për Bullgarinë.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Shteti mori një borxh të ri të brendshëm prej 100 milionë eurosh
- Në mes të vitit deputetët miratuan Buxhetin 2026
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva