LAJME

Artikull

Presidentja Ilijana Jotova:

Ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026 do të shpallet në Fletoren Zyrtare

Mërkurë, 29 Korrik 2026, 15:51

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Do ta shpall Ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026, të miratuar nga Kuvendi Popullor.” Këtë e deklaroi Presidentja Ilijana Jotova në një deklaratë për mediat, njofton BTA. Ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026 u miratua përfundimisht nga deputetët më 24 korrik.

Të martën, nga partia Po e Vazhdojmë Ndryshimin” dorëzuan te presidentja një peticion të mbështetur nga mbi 32 000 qytetarë bullgarë, me thirrjen që të vendosej veto ndaj Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026. Nga partia deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse ligji nuk kthehet për rishqyrtim.

Po ashtu, dje deputeti Vlladisllav Goranov nga GERB-SDS njoftoi se edhe koalicioni i tij do të paraqesë një ankesë kundër buxhetit shtetëror pas shpalljes së tij. Kundër buxhetit u shpreh edhe sindikata Konfederata e Punës “Podkrepa.

Kundërshtimet kryesore të opozitës ndaj Buxhetit 2026 janë deficiti tepër i lartë (5,7% e PBB-së), mungesa e reformave reale dhe rritja e rrezikshme e borxhit publik dhe e shpenzimeve, të cilat sipas kritikëve mund të çojnë në një krizë inflacioniste.


Lexoni më shumë në arkivin tonë

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva