Artikull
Ministri i Mbrojtjes: Bullgaria ka nevojë për sisteme të reja kundër dronëve
Hënë 10 Gusht 2026 18:11
Hënë, 10 Gusht 2026, 18:11
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka nevojë për
sisteme të reja për luftimin e dronëve, deklaroi para gazetarëve ministri i
Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në lidhje me incidentin e së shtunës, kur një dron
ukrainas hyri në territorin bullgar dhe shpërtheu aty.
Ministri tha se vendi ynë
ka nisur negociata me një shtet evropian që mund t'i furnizojë këto sisteme, pa
specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.
"Kur mora drejtimin e
Ministrisë, nuk ishin ndërmarrë ndonjë veprime të rëndësishme në këtë drejtim.
Shpresojmë që tani t'i përshpejtojmë proceset", tha Stojanov.
Ai theksoi se për këtë
qëllim janë parashikuar fonde në kuadër të mekanizmit SAFE.
"Janë ndarë mjete të mjaftueshme financiare. Mendoj se bëhet fjalë për 127 milionë euro, me të cilat do të blejmë jo më pak se 10 sisteme të tilla, si edhe një sistem për luftë radioelektronike", tha Stojanov.
Lexoni më shumë:
- Ukraina do të ndihmojë në sqarimin e rastit të dronit që ra pranë Kardamit
- Një dron ra pranë një gazsjellësi kryesor në kufirin mes Bullgarisë dhe Rumanisë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva