MUZIKË

Artikull

Ekspozitë fotografike tregon historinë e poetit dhe këngëtar Mihaill Bellçev

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 05:22

Mihaill Bellçev

Mihaill Bellçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë fotografike biografike kushtuar poetit, kompozitor dhe interpretues Mihaill Bellçev (1946–2026) hapet më 13 gusht, në orën 19:00, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Ekspozita do të prezantohet në Kopshtin e Qytetit - në një galeri në ajër të hapur të Bashkisë së Sofjes..

Mihail Belçev u nda nga jeta më 6 prill të këtij viti.

Ekspozitë fotografike tregon historinë e poetit dhe këngëtar Mihaill Bellçev

FOTO: Bashkia e kryeqytetit

Ekspozita retrospektive, me titullin “Ti më thirre, jetë”, sjell momente të rëndësishme nga jeta e krijuesit – nga vitet e fëmijërisë dhe hapat e parë të Bellçevit në muzikë me Korin “Bodra smjana”, te pjesëmarrjet e tij në Festivalin Ndërkombëtar “Orfeu i Artë”, periudha e krijimit të këngës së tij të njohur “Bulevardi”, deri në vitet e pjekurisë, kur mori vlerësime të shumta, angazhimin e tij në regji dhe qindra poezi që kanë mbetur pjesë e fondit të artë të kulturës bullgare.

Ekspozita mund të shihet deri më 26 gusht.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova