Artikull
Ura e Djallit në Rodopet u shndërrua në një galeri frymëzuese në ajër të hapur
Dielë 16 Gusht 2026 07:00
Dielë, 16 Gusht 2026, 07:00
FOTO: Bashkia e Ardinos
Madhësia e shkronjave
Pjesëmarrja mbresëlënëse ndërkombëtare shënoi edicionin e parë të Konkursit Ndërkombëtar të Karikaturës “Ura e Djallit”, të shpallur nga Bashkia e Ardinos. Punimet satirike u dërguan nga 143 artistë nga 38 shtete të gjashtë kontinenteve. Punimet janë rreth 260, dhe një pjesë e tyre aktualisht mund të shihen në ekspozitën në urën me të njëjtin emër në Rodopet, e cila është edhe simbol i qytetit të Ardinos.
FOTO: Bashkia e Ardinos
Ekspozita tregoi në mënyrë të prerë se që me edicionin e parë “Ura e Djallit” ka potencialin të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore, e cila e vendos Ardinon në hartën ndërkombëtare të artit të karikaturës. Motoja e konkursit është: “Ardino – natyrë, histori dhe bukuri”. Ai i kushtohet monumenteve natyrore dhe historike karakteristike të rajonit, si Ura e Djallit, meandrat e lumit Arda, shenjtërorja trake Shkëmbinjtë e Shqiponjave, Muzeu Komunal i Ardinos dhe objekte të tjera.
Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë
Përmes gjuhës së karikaturës, organizatorët synojnë të promovojnë trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të Rodopëve dhe të nxisin një këndvështrim krijues ndaj pasurive të këtij rajoni.
FOTO: Bashkia e Ardinos
Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- "Rrota e aventurës" në Kërxhali i çon turistët në vende të papritura
- Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"
- Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski