Artikull
Bullgaria do të ketë dy sisteme kundërdron dhe pret edhe dy të tjera
Premte 14 Gusht 2026 15:33
Premte, 14 Gusht 2026, 15:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria pret që të shtunën të mbërrijnë dy sisteme kundërdron. Megjithatë, për trajnimin e personelit nevojitet kohë. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të ministrit të mbrojtjes, Dimitër Stojanov, me gazetarë në Pleven. “Jemi në procesin e blerjes së edhe dy sistemeve të tilla dhe pres që t’i sigurojmë deri në fund të javës së ardhshme”, tha Stojanov, cituar nga BTA. I pyetur në lidhje me dronin nga Ukraina, i cili më 8 gusht hyri në hapësirën ajrore të Bullgarisë dhe shpërtheu 100 metra brenda territorit bullgar, ministri tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Ukraina, por shpreson që ta marrin sa më shpejt, pasi kjo do të mundësojë marrjen e të dhënave objektive. “Përgjigjja e marrë nga pala ukrainase përmes një zëdhënësi të saj ishte se dronët nuk janë dërguar qëllimisht drejt territorit të Bullgarisë”, theksoi Stojanov. Sipas tij, është e mundur të ketë pasur ndërhyrje në sistemin GPS dhe dështim të sistemit të drejtimit. Ende pritet vlerësimi i ekspertëve.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Një dron ra pranë një gazsjellësi kryesor në kufirin mes Bullgarisë dhe Rumanisë
- Ministri i Mbrojtjes: Bullgaria ka nevojë për sisteme të reja kundër dronëve
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova