EKONOMI

Artikull

Trenat “Shkoda” i japin start modernizimit të hekurudhave bullgare

Premte, 14 Gusht 2026, 16:24

Trenat “Shkoda” i japin start modernizimit të hekurudhave bullgare

FOTO: Ministria e Transportit dhe e Komunikacioneve

Madhësia e shkronjave

8 trenat e parë të rinj elektrikë “Shkoda” do të hyjnë në shërbim në Bullgari më 14 gusht, ndërsa deri më 20 gusht numri i tyre pritet të arrijë në 20, njoftoi ministri i transportit, Georgi Peev. “Ky është fillimi i një modernizimi në shkallë të gjerë të hekurudhave bullgare”, tha ai. Së bashku me dërgesat e ardhshme të trenave “Alstom”, Bullgaria do të ketë në dispozicion 60 trena të rinj. Trenat e rinj mund të lëvizin me shpejtësi deri në 160 km/orë, nëse infrastruktura hekurudhore e lejon një gjë të tillë. Ata kanë Wi-Fi, kode QR për informacion dhe sisteme moderne sigurie. Një detaj interesant është se trenat mbajnë emra të maleve dhe majave bullgare – një nga trenat e parë mban emrin “Sredna Gora”.

Investimi në mjetet hekurudhore, i financuar përmes Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të BE-së, i kalon 400 milionë euro. Në Bruksel priten bisedime për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, i cili do ta kthente modernizimin e hekurudhave në një program të vazhdueshëm.

Lexoni më shumë në arkivin tonë


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova