Artikull
Bullgari Nikollaj Gençev në finalen e Kampionatit Botëror të Paellas
Hënë 17 Gusht 2026 05:04
Hënë, 17 Gusht 2026, 05:04
FOTO: worldpaelladay.org
Madhësia e shkronjave
Bullgari Nikollaj Gençev është mes finalistëve të World
Paella Day Cup 2026. Ai do të jetë një nga përfaqësuesit e dymbëdhjetë shteteve
që më 20 shtator do të përballen me njëri-tjetrin në La Marina de València, në
garën për titullin “Paella më e mirë në botë”.
Nikollaj Gençev është përfaqësuesi i tretë bullgar në
Kampionatin Botëror të Paellas, pas Nikollaj Todorovit dhe Kallojan Kolevit, të
cilët përfaqësuan me dinjitet vendin në dy edicionet e fundit të garës
botërore.
FOTO: worldpaelladay.org
World Paella Day është një iniciativë e fondacionit Visit València, që synon të promovojë paellan si një nga gatimet më universale në gastronominë botërore, duke vënë në pah njëkohësisht origjinën e saj autentike dhe lidhjen e pandashme me qytetin e Valencias.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Nikollaj
Todorov prezantoi Black Sea Paella në një konkurs botëror në Valencia
- Nik
Todorov nga Varna është në finalen e Kupës së Botës për përgatitjen e paella
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva