SHOQËRI

Artikull

Sindikata kërkon vlerësim për disiplinën e nxënësve dhe sanksione për prindërit

Hënë, 17 Gusht 2026, 18:23

Sindikata kërkon vlerësim për disiplinën e nxënësve dhe sanksione për prindërit

FOTO: podkrepa.org

Madhësia e shkronjave

Sindikata “Arsimi”, pjesë e një prej dy konfederatave të mëdha sindikale në vend – Konfederata e Punës “Podkrepa”, kërkoi vendosjen e një vlerësimi për disiplinën dhe lehtësimin e procedurave për vendosjen e sanksioneve në rast shkeljesh nga nxënësit bullgarë. Propozimet vijnë pas vrasjes së rëndë të një 37-vjeçari nga një grup prej 10 të rinjsh, disa prej të cilëve të mitur, në Kodrën e Rinisë në Plovdiv. Sindikata propozon përjashtimin e përkohshëm nga ora mësimore ose nga shkolla për një ose disa ditë në rastet e agresionit të rëndë nga të rinjtë, si dhe kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga nxënësit, raportoi gazetari ynë Andrej Borisov.

Për prindërit, fëmijët e të cilëve shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e shkollës, propozohen sanksione administrative dhe financiare, si edhe punë vullnetare.

Nga sindikata e cilësojnë incidentin në Plovdiv si tregues të dështimit jo të arsimit, por të shtetit për të formuar qytetarë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova