Artikull
MPB-ja po punon për zbulimin edhe të grupeve të tjera neonaziste
Martë 18 Gusht 2026 10:38
Martë, 18 Gusht 2026, 10:38
Ministri Ivan Demerxhiev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon për identifikimin e grupeve neonaziste në vend, si edhe të personave që prej vitesh kanë ushtruar presion dhe ngacmime ndaj qytetarëve, por ndaj të cilëve nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme. Këtë e deklaroi për bTV Ministri i Brendshëm Ivan Demerxhiev.
Ai dha si shembull një grup në Varna, për të cilin kishte paralajmëruar që në vitin 2023, por pavarësisht kësaj ishte lejuar të vazhdonte veprimtarinë e tij. Sipas ministrit, pas marrjes së detyrës nga kabineti aktual janë ndërmarrë hapa aktivë dhe grupi është shpërbërë.
Ivan Demerxhiev tha gjithashtu se po hartohet një program për parandalimin dhe punën me të rinjtë në shkolla, me qëllim identifikimin e hershëm të shfaqjeve të dhunës dhe agresivitetit.
- Sindikata kërkon vlerësim për disiplinën e nxënësve dhe sanksione për prindërit
- Protestë pas vrasjes së rëndë të një 37-vjeçari nga një grup të rinjsh
Ministri shtoi se efikasiteti i hetimeve varet edhe nga bashkëpunimi ndërmjet MPB-së dhe Prokurorisë, si dhe se është e nevojshme një reformë në sistemin gjyqësor, në mënyrë që organet e zbatimit të ligjit të mund të punojnë në harmoni.
MPB-ja po punon gjithashtu për një numër të madh procedimesh që lidhen me përfaqësues të qarqeve oligarkike, me qëllim ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike, tha ministri. Ai iu referua fluturimeve të liderit të DPS-së, Deljan Peevski, kontrolleve ndaj qarqeve të lidhura me Bojko Borisovin, si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me riparimet rrugore dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse në rrugë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva