Artikull
The Guardian veçon Burgasin si mikpritës surprizë të Eurovisionit 2027
Martë 18 Gusht 2026 15:59
Martë, 18 Gusht 2026, 15:59
FOTO: AP
Madhësia e shkronjave
“Vitin
e ardhshëm, Konkursi i Këngës Eurovision nuk do të zhvillohet në kryeqytetin e
vendit, Sofje, por në Burgas, një qytet-port në Detin e Zi me rreth 200 mijë
banorë. Ky lajm i habiti disa bullgarë dhe madje as fituesja bullgare e këtij
viti, Dara, nuk e fshehu surprizën e saj”, shkroi e përditshmja britanike “The
Guardian”.
Gazeta
kujton se, pas fitores së Darës në maj të këtij viti, Bullgaria do të ketë për
herë të parë në historinë e saj mundësinë të organizojë festën më të madhe
muzikore në Evropë.
Në artikull theksohet se përgatitjet për finalen e madhe të Eurovisionit tashmë kanë filluar rreth Arena Burgas, një sallë me kapacitet prej 15 mijë vendesh. Citohet gjithashtu informacioni nga aeroporti i qytetit, sipas të cilit ai është gati të përballojë fluksin e shtuar të udhëtarëve. “
Ngjarjet shoqëruese të konkursit do të zhvillohen në qendër të Burgasit dhe në Parkun Detar, i cili është parku publik më i madh i qytetit dhe ndodhet menjëherë buzë Detit të Zi”, informon “The Guardian”.
“Duhet t’i shohim gjërat nga ana pozitive. Mendoj se njerëzit duhet të shkojnë në bregdet dhe të eksplorojnë zonën përreth Burgasit. Aty ka vërtet vende shumë të bukura”, deklaron Dara për gazetën.
Ajo u bën thirrje vizitorëve të konkursit të shfrytëzojnë mundësinë për të vizituar Bullgarinë dhe bregdetin e Detit të Zi, si dhe për të zbuluar kulturën unike të këtij vendi ballkanik.
Lexoni
më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva