Artikull
Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit
Qindra besimtarë u mblodhën në Manastirin e Rillës për festën e Fjetjes së shenjtorit
Martë 18 Gusht 2026 16:37
Martë, 18 Gusht 2026, 16:37
FOTO: Kirill Falin
Madhësia e shkronjave
Sot, në ditën kur përkujtojmë Fjetjen e Shën Joan Rillskit, mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, qindra besimtarë dhe turistë mbushën Manastirin e Rilës për t'u lutur para lipsaneve të shenjtorit, si dhe për t'iu përulur ikonës mrekullibërëse të Shën Marisë nga Havaj.
FOTO: Kirill Falin
Liturgjia në kishën qendrore të manastirit u drejtua nga Patriku Daniill, së bashku me hierarkë të tjerë, përfaqësues të Kishës Greke dhe të Kishave Ortodokse Lindore, njoftoi korrespondenti ynë Kirill Falini. Me rastin e 1080-vjetorit të Fjetjes së Shën Joan Rillskit, Patriku Daniill u bëri thirrje besimtarëve të ruajnë besimin dhe të ndjekin shembullin e shenjtorit përmes pendimit, guximit, shpresës dhe lutjes, bën të ditur BTA.
Lexoni edhe materiale të tjera të lidhura me temën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
- Mijëra besimtarë u përkulën para Ikonës së Hyjlindëses nga Havai
- Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit
- Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova