SHOQËRI

Artikull

Qeveria miratoi Programin për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë vendit

Mërkurë, 19 Gusht 2026, 17:21

Qeveria miratoi Programin për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë vendit

FOTO: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit - arkiv

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Ministrave miratoi Programin për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për periudhën 2026-2028.

Programi u drejtohet komuniteteve dhe organizatave bullgare jashtë vendit, të cilat, në një kohë shkëmbimi të pandërprerë informacioni, luajnë një rol të rëndësishëm si urë lidhëse ndërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të diasporës bullgare. Ato kontribuojnë në informimin në kohë të bashkatdhetarëve tanë për proceset, ngjarjet dhe nismat brenda dhe jashtë kufijve të Bullgarisë.

Përmes Programit do të mbështeten iniciativa të komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në shtetet e Evropës Lindore me popullsi tradicionale bullgare. Këto iniciativa do të jenë të orientuara drejt krijimit të kapaciteteve për identifikimin dhe kundërshtimin e lajmeve të rreme, dezinformimit, ndërhyrjeve të jashtme dhe manipulimit informativ, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.


Lexoni më tepër


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva