HISTORI

Artikull

Vullnetarët zbuluan pranë Danubit gjetje me moshë deri në 65 milionë vjet

Vullnetarët zbuluan pranë Danubit gjetje me moshë deri në 65 milionë vjet

FOTO: Muzeu Rajonal Historik - Ruse

Madhësia e shkronjave

Gjatë inspektimit në terren të zhvilluar sot pranë lumit Danub, afër fshatit Rjahovo, vullnetarët zbuluan 22 gjetje që datojnë nga periudha bashkëkohore deri rreth 65-60 milionë vjet më parë. Aktiviteti u organizua nga Muzeu i Ruses, njoftoi institucioni në Facebook. Inspektimi u ndërmor në kushtet e nivelit të ulët të Danubit, i cili mundëson vëzhgimin e shtratit të lumit.

Ndër gjetjet më të rëndësishme janë fosilet e pjesshme të nofullave të poshtme të kuajve, fragmente kockash të demit të egër (aurokut) ose bizonit evropian, si dhe një grup fosilesh gocash deti me moshë rreth 65-60 milionë vjet.

Studimi në terren bashkoi energjinë e më shumë se 30 vullnetarëve, të cilët erdhën për të ndihmuar muzeun në kërkimin e artefakteve përgjatë brigjeve të Danubit.

Vullnetarët zbuluan pranë Danubit gjetje me moshë deri në 65 milionë vjet

FOTO: Muzeu Rajonal Historik - Ruse

Kujdestari i departamentit “Natyra” në Muzeun e Ruses, Krasimir Kirov, i cili ishte edhe drejtues i grupit, kujtoi për BTA se në fund të muajit të kaluar një banor i Rjahovos kishte zbuluar nofulla dhe kocka mamuthi. Mbetjet u transportuan më pas në Muzeun e Ruses.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva