Lajm
Ministri i Brendshëm: “Ka të dhëna për bllokimin e mjeteve fluturuese”
Martë 25 Gusht 2026 15:58
Martë, 25 Gusht 2026, 15:58
Ministri i Punëve të Brenshme Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ka të dhëna se sistemi i fuqishëm për bllokimin e sinjalit GPS, i zbuluar nga shërbimet në kryeqytet, është përdorur për të penguar funksionimin e mjeteve fluturuese. Informacioni i disponueshëm tregon se pajisja ka qenë në funksion për më shumë se një vit. Një pjesë e aparaturës është çmontuar, por komponentët e gjetur janë të mjaftueshëm për të vërtetuar fuqinë e saj të konsiderueshme. Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, cituar nga BTA.
Sipas Demerxhievit, pajisja është në pronësi të shoqërive tregtare që lidhen me biznesmenin e njohur Razmig Çakërjan, i njohur me nofkën Ami. Çakërjan është lidhur me Hristoforos Amanatidis, i njohur si Taki, ndërsa të dy janë përmendur nga gazetarët investigativë si persona që kanë kontrolluar aktivitete të ndryshme në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”.
“Për një kohë të gjatë jo vetëm që askush nuk guxonte t’i hetonte këto rrethana, por përballë lokalit (në Sofje, i kontrolluar në lidhje me pajisjen bllokuese) qëndronte edhe një patrullë policore. Ka ardhur koha të kuptohet se ato kohë kanë marrë fund. Ne po presim gjithashtu regjistrime nga një pajisje tjetër, e cila u sekuestrua në një shtëpi pranë pikës kufitare ‘Kapitan Andreevo’”, deklaroi Demerxhiev.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- U sekuestruan një xhip, armë dhe pajisje të lidhura me rastin e bllokuesit GPS
- Shërbimet neutralizuan një bllokues të fuqishëm GPS në Sofje
- Nuk do të lejojmë rikthimin e kohëve të bandave
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva