Artikull
Rumen Radev: Operacioni në “Dragalevci” tregoi se nuk ka më të paprekshëm
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Nuk ka më të paprekshëm dhe operacioni i shërbimeve të sigurisë dhe i Ministrisë së Brendshme në bazën e një grupi mafioz në lagjen “Dragalevci” tregon se ky është vetëm fillimi i procesit të vendosjes së ligjit”, deklaroi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë. Javën e kaluar u neutralizua një pajisje e fuqishme bllokuese që pengonte sinjalin GPS në territorin e Sofjes. Pajisja u gjet në lagjen “Dragalevci” të kryeqytetit. Kryeministri njoftoi atëherë se pajisja ishte vendosur në një makinë tip xhip dhe se dihej edhe pronari i saj.
Në fillim të sesionit të ri parlamentar, Rumen Radev u bëri thirrje deputetëve të përgatiten për punë intensive, pasi vendi përballet me reformën në drejtësi dhe ristrukturimin e administratës. “Na presin Buxheti i vitit 2027 dhe një sërë reformash të parashikuara në programin tonë”, theksoi ai. Kryeministri siguroi se buxheti për vitin e ardhshëm do të miratohet në kohë dhe se kuadri i ri financiar do të jetë realist. Sipas tij, pas disa vitesh paqëndrueshmërie, vendi po i rikthehet ciklit normal politik.
Lexoni më shumë në arkivin tone:
- Shërbimet neutralizuan një bllokues të fuqishëm GPS në Sofje
- Nuk do të lejojmë rikthimin e kohëve të bandave
- U sekuestruan një xhip, armë dhe pajisje të lidhura merastin e bllokuesit GPS
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova