Artikull
“Ostajnica” e Rene Karabashit del në tregun rumun të librit në shtator
Dielë 30 Gusht 2026 05:17
Dielë, 30 Gusht 2026, 05:17
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Romani “Ostajnica” i Rene Karabashit, në përkthimin e Livia Nistorit, do të dalë zyrtarisht në tregun rumun të librit në shtator. Lajmi bëhet i ditur nga një publikim në faqen e Facebook-ut të krijuar posaçërisht për pjesëmarrjen e Bullgarisë si vend i nderit në Panairin Ndërkombëtar të Librit “Bookfest” në Bukuresht, që u zhvillua në maj të këtij viti.
Libri, i botuar nga Shtëpia Botuese “Alice Books”, do të titullohet “Ajo që mbetet”, titull i marrë nga përkthimi i tij në anglisht. Në qendër të subjektit të tij qëndron fenomeni i të ashtuquajturave “virgjëresha të betuara”, të njohura si ostajnica. Romani trajton temat e shtypjes patriarkale, dhunës, identitetit, lirisë dhe zgjedhjeve që ka përpara gruaja moderne në Ballkan.
Rene Karabash
FOTO: ARKIV PERSONAL
Dalja e librit në Rumani përkon me kulmin e interesit ndërkombëtar për krijimtarinë e Rene Karabashit. Këtë vit, “Ostajnica” i solli letërsisë bullgare një tjetër sukses historik, duke u përfshirë në listën e shkurtër të Çmimit Ndërkombëtar “Booker”. Deri më tani, romani u përkthye në më shumë se 15 gjuhë.
Në prag të daljes së librit, Radioja Kombëtare e Rumanisë (Radio România Cultural) e cilësoi Rene Karabashin si një nga zërat më emocionues dhe më të ndjekur të letërsisë bashkëkohore të Evropës Lindore. Gjatë vjeshtës, ajo do të vizitojë Rumaninë për një sërë takimesh me lexuesit dhe për prezantimin zyrtar të librit. Në fund të shtatorit, autorja do të marrë pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Letërsisë “NOD” në Brașov, njofton BTA.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Romani “Ostajnica” është në listën e shkurtër për Çmimin Ndërkombëtar “Booker”
- Rene Karabash për mënyrën se si shkruhet një roman i denjë për "Booker"
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova