Lili Ivanova me një koncert madhështor në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”

Martë, 1 Shtator 2026, 06:04

Lili Ivanova me një koncert madhështor në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”

FOTO: Facebook /Lili Ivanova

Madhësia e shkronjave

Çdo koncert i Lili Ivanovës është një ngjarje e veçantë. I tillë pritet të jetë edhe koncerti i 2 shtatorit në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, pjesë e turneut të saj të madh të vitit 2026. Koncerti ngjalli interes të veçantë, pasi ylli i padiskutueshëm i muzikës pop bullgare nuk ka performuar prej kohësh në një skenë të hapur në kryeqytet. Krahas saj, në skenë do të ngjiten edhe muzikantët e GRAND LI ORCHESTRA, nën drejtimin e dirigjentit Konstantin Dobrojkov. Formacioni përfshin LI ORCHESTRA, Orkestrën Filarmonike të Plovdivit dhe Korin e Plevenit.

Lili Ivanova me një koncert madhështor në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”

FOTO: Facebook /Lili Ivanova

Rreth 8 mijë fansa pritet të shijojnë hitet e njohura të Lili Ivanovës, të sjella në versione të reja skenike nga producenti muzikor i koncertit, Angell Djullgerov. Një prej momenteve më të veçanta të programit do të jetë kënga “Mjeshtri i Bojanës”, një nga këngët më emblematike të repertorit të këngëtares, e cila është sjellë posaçërisht për këtë koncert në një aranzhim të ri.



Kompozitori Aleksandër Josifov e kompozoi muzikën në vitin 1968, ndërsa poeti Bogomill Gudev e gjeti frymëzimin për tekstin e këngës në legjendën e një piktori mesjetar të panjohur, i cili në vitin 1259 realizoi 89 skena dhe kompozime mbresëlënëse në Kishën e famshme të Bojanës, pranë Sofjes. Në një frymë vazhdimësie me këtë trashëgimi, versioni i ri i këngës, kushtuar shpirtit dhe traditës shpirtërore bullgare, do të interpretohet para Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova