Lajm
Transporti po e shtyn inflacionin në rritje
Zëvendëskryeministri Pekanov kritikoi edhe çmimet në turizëm
Dielë 6 Shtator 2026 11:46
Dielë, 6 Shtator 2026, 11:46
Zëvendëskryeministri Atanas Pekanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Inflacioni në Bullgari është përshpejtuar sërish në muajin gusht, pas tre muajsh rënie, ndërsa presioni kryesor vjen nga kostot e transportit, deklaroi zëvendëskryeministri Atanas Pekanov për televizionin NOVA TV.
Në sektorin e ushqimeve është regjistruar një ulje e çmimeve, por sipas tij kontrolli nga institucionet rregullatore duhet të forcohet.
Pekanov kritikoi edhe sektorin e turizmit, ku çmimet kanë shënuar ndër rritjet më të mëdha gjatë muajve korrik dhe gusht. Ai theksoi se vendimet për rritjen e çmimeve merren nga vetë tregtarët bullgarë, përkatësisht hotelierët dhe pronarët e restoranteve.
“Për mua nuk është normale të ulem në një restorant në Vjenë dhe në Sofje dhe çmimet të jenë relativisht të njëjta, ndërkohë që standardi i jetesës është krejtësisht i ndryshëm”, tha ai.
Sipas Pekanovit, rritja e pajustifikuar e çmimeve mund të ulë konkurrueshmërinë e Bullgarisë si destinacion turistik.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Nuk ka arsye për gëzim të madh sa i përket sezonit turistik veror
- Eurostat: Bullgaria mbetet ndër vendet me inflacionin më të lartë në eurozonë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva