Lajm
Borisov: Për GERB-in më të rëndësishme janë zgjedhjet e ardhshme lokale
Dielë 6 Shtator 2026 15:52
Dielë, 6 Shtator 2026, 15:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
GERB do të marrë një vendim deri më 8 shtator nëse do të propozojë kandidatin e vet për president apo do të mbështesë një kandidaturë tjetër. Këtë e deklaroi lideri i partisë, Bojko Borisov, gjatë një forumi rinor në Arbanasi, duke sqaruar se për partinë e tij më të rëndësishme janë zgjedhjet lokale të vitit 2027, raportoi korrespondentja jonë Zdravka Masljankova.
Vetë Borisovi është kundër pjesëmarrjes së GERB-it me një kandidat partiak në zgjedhjet presidenciale. Ai pranoi se në komunikimet e brendshme të partisë po zhvillohen diskutime intensive nëse GERB duhet të ketë apo jo kandidatin e vet.
Sipas Borisovit, zgjedhjet presidenciale ndryshojnë nga ato lokale, sepse në to zgjidhet figura që bashkon kombin dhe komandanti i përgjithshëm suprem i forcave të armatosura, një post veçanërisht i rëndësishëm në kushtet e luftërave dhe paqëndrueshmërisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, ndër kandidatët e shpallur deri tani nuk ka ende një person që i plotëson plotësisht këto kritere.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Drejtori i BTA-së, kandidati i Ilijana Jotovës për nënpresident
- Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev shpallën kandidaturat e tyre për Presidencën
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva