KULTURË

Artikull

Jim Caviezel nga “Pasioni i Krishtit” i bashkohet filmit për Stoiçkovin

Premte, 11 Shtator 2026, 06:00

Jim Caviezel nga “Pasioni i Krishtit” i bashkohet filmit për Stoiçkovin

FOTO: artvent.bg

Madhësia e shkronjave

Aktori hollivudian Jim Caviezel, i njohur nga filmi “Pasioni i Krishtit”, do të marrë pjesë në filmin “Stoiçkov – Na ishte njëherë në Bullgari” dhe tashmë i është bashkuar xhirimeve.

Pas një transformimi mbresëlënës fizik, ai do të luajë rolin e José María Minguella, agjentit të njohur të futbollit që i rekomandoi Hristo Stoiçkovin trajnerit të Barcelonës, Johan Cruijff, dhe luajti një rol kyç në transferimin e tij nga CSKA te klubi katalanas.

Filmi ndjek rrugëtimin e futbollistit më të njohur bullgar, nga Bullgaria te Barcelona, Kampionati Botëror i vitit 1994 dhe fitimi i Topit të Artë.

Xhirimet po zhvillohen në Bullgari dhe jashtë saj, ndërsa regjisor i filmit është Martin Makariev. Për publikun ndërkombëtar, produksioni do të mbajë titullin “Stoichkov – Against All Odds” (Stoiçkov – Kundër të gjitha gjasave).


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva