SPORT

Artikull

"Kodro Magazine" shpalli Hristo Stoiçkov futbollistin nr. 1 të Bullgarisë

Dielë, 12 Prill 2026, 12:22

"Kodro Magazine" shpalli Hristo Stoiçkov futbollistin nr. 1 të Bullgarisë

FOTO: kodromagazine.com

Madhësia e shkronjave

Revista spanjolle “Kodro Magazine” përpiloi listën me 50 futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit bullgar. Në krye të renditjes u pozicionua fituesi i “Topit të Artë”, Hristo Stoiçkov.  I dyti mbeti legjenda e Levski-t, GeorgiAsparuhov – Gundi,  ndërsa i treti është ish‑golashënuesi i CSKA‑së, Bayern‑it, Tottenham‑it, Manchester United‑it dhe Monacos, Dimitër Berbatov.

Top 10 plotësohet nga ylli i Plovdivit Hristo Bonev, mesfushori legjendar Krasimir Ballëkov, heroi i “Parc des Princes” Emill Kostadinov, Petër Zhekov – Shigjetari Magjik, rekordmeni i ndeshjeve për Bullgarinë Stilijan Petrov,

 i hekurti Trifon Ivanov dhe mbrojtësi i shquar dhe strategu Dimitër Penev.

 

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë: 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva