Lajm
Bullgaria kërkoi 3 përjashtime nga sanksionet ndaj Rusisë
Enjte 17 Shtator 2026 08:39
Enjte, 17 Shtator 2026, 08:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
"Për herë të parë, Bullgaria paraqiti hapur para BE-së rezerva ndaj paketës së 21-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe kërkoi që 3 persona (Patriarku Kirill, Vagit Alekperov, një nga bashkëpronarët e ‘Lukoil’, dhe Iskander Mahmudov, i lidhur me një kompani që furnizon pjesë këmbimi për trenat e metrosë së Sofjes) të hiqen nga lista e sanksioneve”. Këtë e deklaroi ditën e mërkurë më 16 shtator Kryeministri Rumen Radev në një prononcim për mediat në Këshillin e Ministrave, së bashku me Kryeministrin e Çekisë Andrej Babiš gjatë vizitës së tij në Sofje, njoftoi BTA.
Sipas Radevit, kërkesat janë pranuar. “U pa se nuk ka asgjë të frikshme që një shtet anëtar, cilido qoftë ai, të mbrojë interesin e vet kombëtar”, komentoi ai.
Sofja kundërshtoi sanksionet ndaj patriarkut rus Kirill, sepse vendi konsideron se feja nuk duhet të bëhet një element shtesë në përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, shpjegoi Radev. Sa i përket Vagit Alekperov, qeveria iu referua rrezikut për kompanitë e Lukoil në Bullgari, ndërsa lidhur me Iskander Mahmudov, argumenti ishte furnizimi me pjesë këmbimi për metronë e Sofjes, të cilin kabineti e lidh me sigurinë e transportit.
“Ne kemi qenë gjithmonë pjesë e
vendimeve të përbashkëta evropiane, por këta tre persona i trajtojmë si çështje
të interesit tonë kombëtar dhe, nëse kërkesa jonë nuk do të plotësohej, atëherë
ne nuk do t’i mbështesnim këto sanksione”, tha Radev.
- Paqja në Ukrainë dhe lidhjet e biznesit në fokus të takimit mes Radev dhe Babish
- Nuk ka të dhëna për të kaluarën e patriarkut rus si agjent - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva