Premte 18 Shtator 2026 17:30
Premte, 18 Shtator 2026, 17:30
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Ministria bullgare e Arsimit propozon një model të ri për përmirësimin e disiplinës në shkolla, pasi qasja aktuale shpesh reagon vetëm kur problemet tashmë janë përshkallëzuar. Theksi do të vihet tek identifikimi i hershëm i vështirësive, bashkëpunimi me familjet dhe parandalimi i braktisjes së shkollës, njoftoi Ministria e Arsimit.
Ndër masat e propozuara janë:
- një kartë elektronike për zhvillimin personal të çdo nxënësi, që do të përfshijë sjelljen, aftësitë sociale, arritjet personale dhe talentet;
- koordinim më i ngushtë ndërmjet shkollave, shërbimeve sociale dhe shëndetësore, pushtetit vendor dhe policisë;
- emërimi i një specialisti për zhvillimin personal në çdo shkollë.
Parashikohet gjithashtu një sistem i unifikuar shpërblimesh, paralajmërimesh dhe sanksionesh, ku ndëshkimi duhet të jetë masa e fundit.
Rezultati i pritshëm është që problemet të zgjidhen në kohë, mësuesit të përqendrohen më shumë te mësimdhënia dhe nxënësit të mësojnë në një mjedis më të qetë. Propozimet do t’i nënshtrohen diskutimit publik në vijim.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- MPB-ja pranoi qasjen formale ndaj agresionit te fëmijët, përgatit një ligj të ri
- DB pyet ministrin e brendshëm për radikalizimin e të miturve
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva