Artikull
MPB-ja pranoi qasjen formale ndaj agresionit te fëmijët, përgatit një ligj të ri
Mërkurë 19 Gusht 2026 14:11
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 14:11
Ministri Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të
Brendshme e Bullgarisë (MPB) po përgatit një ligj krejtësisht të ri për
kundërveprimin ndaj sjelljeve antisociale të fëmijëve dhe të miturve. Synimi
është të propozohet një akt normativ bashkëkohor që të sigurojë parandalim
efektiv në punën me fëmijët.
Këtë e bëri të ditur Ministri
i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë prezantimit të masave që, sipas
tij, institucionet kanë ndërmarrë kundër agresionit dhe radikalizimit te të
rinjtë. Ai theksoi se veprimet e ndërmarra deri më tani kanë qenë kryesisht
formale, pa arritur rezultate reale, njofton shërbimi për shtyp i MPB-së.
Sa i përket kërkesave për
kufizimin e qasjes së fëmijëve dhe të miturve në rrjetet sociale, Demerxhiev
theksoi se një masë e tillë do të ishte e vështirë për t’u zbatuar. Prandaj,
përpjekjet e MPB-së në këtë fazë janë të përqendruara te forcimi i kontrollit
dhe masave parandaluese.
Për vitin e ardhshëm shkollor parashikohet fushata “Dhuna është pafuqi”, e cila synon të përfshijë të paktën 100 000 nxënës në më shumë se 1000 shkolla në të gjithë vendin.
Lexoni
më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva