LAJME

Lajm

Flamuri kombëtar u ngrit në kodrën Carevec për 118-vjetorin e Pavarësisë

Martë, 22 Shtator 2026, 13:56

Flamuri kombëtar u ngrit në kodrën Carevec për 118-vjetorin e Pavarësisë

FOTO: Kuvendi Popullor

Madhësia e shkronjave

Festimet me rastin e 118-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë nisën me një liturgji në kishën „Dyzet Dëshmorët“ në Veliko Tërnovo – qyteti ku u zhvillua ngjarja historike. Më pas u bë bekimi i flamujve, u lexua Manifesti me të cilin princi Ferdinand shpalli Pavarësinë dhe u zhvillua një procesion festiv drejt kodrës historike Carevec. Atje, nën tingujt e himnit kombëtar, u ngrit flamuri trengjyrësh bullgar, në prani të qytetarëve dhe të ftuarve zyrtarë.


Flamuri kombëtar u ngrit në kodrën Carevec për 118-vjetorin e Pavarësisë

FOTO: Kuvendi Popullor

„Pavarësia është një akt i një fryme të fortë shtetformuese, që tregon vendosmërinë e popullit bullgar. Ajo tregon gjithashtu se populli bullgar është i gatshëm dhe është në gjendje ta shkruajë vetë historinë e tij“, deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, e cila pranoi nderimet e formacionit ceremonial të kadetëve të Universitetit Kombëtar Ushtarak.


Dita e Pavarësisë u kremtua gjithashtu në Sofje dhe në qytete të tjera. Para monumentit „Pavarësia e Bullgarisë“, në sheshin „Princi Aleksandër I“ në kryeqytet, u zhvillua një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e formacioneve muzikore.

Vasill Terziev

Vasill Terziev

FOTO: BGNES

„Të jesh i pavarur do të thotë të jesh në gjendje t'i marrësh vetë vendimet e tua, por edhe të mbash përgjegjësinë për pasojat e tyre. Kjo vlen për shtetet, institucionet dhe secilin prej nesh“, deklaroi në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova