Për shkak të çmimeve të larta të karburanteve persona do të marrin nga 50 euro

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 16:51

Për shkak të çmimeve të larta të karburanteve persona do të marrin nga 50 euro

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbi 550 mijë persona me të ardhura të ulëta do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 50 eurosh për të kompensuar shpenzimet e konsumit të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburanteve. Masa e re e qeverisë synon të mbështesë njerëzit dhe familjet më të prekura, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kompensimin e njëhershëm do ta përfitojnë personat dhe familjet me të ardhura nën kufirin e varfërisë, të cilët marrin ndihma sociale; fëmijët dhe të rinjtë deri në 21 vjeç që janë pa përkujdesje prindërore dhe largohen nga shërbimet sociale rezidenciale; si dhe familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova