Hënë 28 Shtator 2026 18:32
Hënë, 28 Shtator 2026, 18:32
FOTO: Facebook / Българска православна църква - Българска патриаршия
Madhësia e shkronjave
Patriarku bullgar Daniill dhe delegacioni kishtar që ai drejton mbërritën në Jordani. Delegacioni i Kishës Ortodokse Bullgare shoqërohet nga Patriarku i Jerusalemit Teofili III, njoftoi në Facebook Patriarkana Bullgare. Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare u prit personalisht nga princi Gazi bin Mohamed, këshilltari kryesor i mbretit Abdullah II për çështjet fetare dhe kulturore.
FOTO: Facebook / Българска православна църква - Българска патриаршия
Ndalesa e parë e udhëtimit pelegrinazh, pjesë e vizitës paqësore të patriarkut Daniill në territorin e Patriarkanës së Jerusalemit, ishte shpella e Shën Gjon Pagëzorit, ku ai ka jetuar dhe ka ushtruar veprimtarinë e tij asketike. Dy patriarkët dhe delegacioni kishtar kënduan troparin e Ujit të Bekuar (Epifanisë) dhe kondakun e Shën Gjon Pagëzorit. Ata vizituan edhe kodrën e profetit Elia, prej nga, sipas traditës, ai u ngjit në qiell me një qerre të zjarrtë. Më vonë në atë vend u ndërtua edhe një manastir ortodoks.
Vizita e patriarkut Daniill në Jordani do të vazhdojë deri më 30 shtator.
Lexoni më shumë:
- Patriku Daniill kryeson delegacionin e Kishës Bullgare në Tokën e Shenjtë
- Patriku Daniill është për vizitë në Jerusalem dhe në Mbretërinë e Jordanisë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva