Ansamblet muzikore të BNR-së do të marrin financim shtesë

Martë, 29 Shtator 2026, 05:00

Ansamblet muzikore të BNR-së do të marrin financim shtesë

FOTO: Facebook /Симфоничен оркестър на БНР / BNR Symphony Orchestra

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) arritën një marrëveshje për financim shtesë të medias. Fondet janë të destinuara për rritjen e pagave të muzikantëve të ansambleve të Radios, e cila hyn në fuqi më 1 tetor 2026.

“Ky financim është hapi i parë drejt gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme për një problem që zgjat prej dekadash dhe po përshkallëzohet”, komentoi drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. “BNR është institucion me buxhet të pavarur shtetëror, por Ministria e Kulturës po ndihmon aktivisht në kërkimin e zgjidhjeve funksionale. Falënderojmë për mirëkuptimin që morëm nga Ministria e Financave në këto kohë të vështira”, tha ai.

Vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ligjore, e cila të përcaktojë me ligj statusin dhe veprimtarinë e ansambleve muzikore, duke garantuar kështu të ardhmen dhe financimin e tyre të përshtatshëm. “Së bashku me institucionet shtetërore po ecim drejt zgjidhjes së një problemi shumëvjeçar, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të cenojë jetën, shëndetin dhe dinjitetin e muzikantëve tanë”, përmblodhi drejtori i përgjithshëm i BNR-së.

Zgjidhja e përkohshme e çështjes erdhi pasi violinistja Iva Xhaxheva, soliste dhe anëtare e Orkestrës Simfonike të BNR-së, njoftoi se do të niste grevë urie nga 28 shtatori për shkak të protestave të vazhdueshme të muzikantëve të ansambleve të radios kundër pagave të ulëta.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva