Lajm
Ministri premton se do të sigurohen fonde për orkestrat e BNR-së
Hënë 21 Shtator 2026 10:06
Hënë, 21 Shtator 2026, 10:06
Orkestra Simfomike e BNR
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Qeveria ka marrë angazhimin që së shpejti të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për gjendjen financiare të orkestrave të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Këtë e premtoi ministri i kulturës, Evtim Milloshev, në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).
Ai komentoi gatishmërinë e një muzikanteje të radios për
të nisur një grevë urie më 28 shtator, nëse deri atëherë nuk ndërmerren masa
për përmirësimin e situatës.
Ministri Milloshev
FOTO: BGNES
“Shpresoj shumë që të mos arrihet te masa ekstreme. E kuptoj se durimi tashmë është sosur pothuajse plotësisht, por këto janë masa të skajshme”, tha ministri.
Drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, deklaroi se masat e përkohshme nuk janë zgjidhje afatgjata, por se nevojitet një zgjidhje afatshkurtër derisa të miratohen ndryshimet ligjore për financimin e radios publike BNR dhe televizionit publik BNT, të cilat do ta zgjidhin problemin e formacioneve muzikore të radios.
Kryedirigjenti i Orkestrës Simfonike të BNR-së, Konstantin Ilievski, paralajmëroi në një intervistë për BTA se pagat e ulëta të muzikantëve rrezikojnë tërheqjen e kuadrove të reja dhe ruajtjen e ansambleve elitare të medias publike. Sipas tij, problemi i financimit ekziston prej një dekade, por gjatë dy viteve të fundit është përkeqësuar ndjeshëm.
Konstantin Ilievski
FOTO: Ani Petrova
Në një intervistë për BNR, maestroja shpjegoi:
“Ne nuk po luftojmë për një jetë luksoze apo të veçantë si njerëz të artit. Po luftojmë thjesht për të mbijetuar. Me pagat që marrin këtu, kolegët nuk kanë mundësi të përballojnë jetesën në kryeqytet, veçanërisht të rinjtë që kanë ose planifikojnë të krijojnë familje. Muzikantët shumë të talentuar që ne duam t’i tërheqim dhe t’i mbajmë në këtë ansambël elitar thjesht nuk mund të përballojnë jetesën. Pasi paguajnë qiranë, shpesh nuk u mbeten para as për ushqim. Një muzikant i ri, të cilit pas të gjitha zbritjeve ligjire nga paga i mbeten rreth 700 euro në muaj, realisht nuk ka mundësi të jetojë”, tha Ilievski.
Orkestra Simfomike e BNR
FOTO: Facebook /Orkestra Simfomike e BNR
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva