Bullgarët për kthimin e Samuilit: Ky është një përjetim shpirtëror

Shtunë, 3 Tetor 2026, 17:49

Bullgarët për kthimin e Samuilit: Ky është një përjetim shpirtëror

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më shumë se një mijë vjet pas vdekjes së carit Samuill, eshtrat e tij u kthyen në Bullgari dhe u vendosën në bazilikën „Shën Sofia“ në kryeqytet. Kjo u bë e mundur pas gjashtë dekadash negociatash mes Bullgarisë dhe Greqisë. Ngjarja ngjalli interes të madh te publiku dhe mblodhi shumë bullgarë, të cilët erdhën personalisht për t’i bërë nderimet e tyre kujtimit të carit Samuill.

Bullgarët për kthimin e Samuilit: Ky është një përjetim shpirtëror

FOTO: BTA

„Mendoj se ky është një përjetim shpirtëror. Mund ta them në mënyrë metaforike: e kaluara po flet. Dhe le të shpresojmë se po hap rrugën për të ardhmen. Mendoj se ky është një lloj shenje për Bullgarinë, se Bullgaria mund të jetojë në unitet dhe se pikërisht nga ky moment mund të nisë një periudhë e re përparimi për Bullgarinë dhe për Ballkanin“, tha e emocionuar një qytetare para gazetares sonë, Evelina Stojanova.

Bullgarët për kthimin e Samuilit: Ky është një përjetim shpirtëror

FOTO: BTA

Për simbolikën e ngjarjes foli edhe presidentja Iliana Jotova. „Shpirti i carit Samuill gjeti rrugën drejt atdheut. Jam e sigurt se tani është i qetë, sepse ndodhet në Bullgari. Sikur ushtarët e tij të verbuar të kenë rifituar shikimin për t’i treguar rrugën drejt Bullgarisë dhe drejt popullit të tij“, tha ajo për mediat, cituar nga BTA.

Bullgarët për kthimin e Samuilit: Ky është një përjetim shpirtëror

FOTO: BTA

Historianët vënë theksin edhe te roli i Samuilit si sundimtar gjatë një prej periudhave më të vështira të Bullgarisë Mesjetare.

„Samuili mishëron këtë shpirt jashtëzakonisht të qëndrueshëm bullgar dhe këtë ndjenjë të fortë të përgjegjësisë shtetërore. Ai arriti ta kalonte shtetin përmes një periudhe shumë të vështirë dhe ta bënte këtë me dinjitet, me shumë sakrifica personale, me shembullin e tij dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm“, tha për BNT-në doc. Allbena Millanova nga Qendra për Studime Sllavo-Bizantine „Prof. Ivan Dujçev“.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova