Lajm
Ministrja e mjedisit urdhëroi kontroll pas incidentit me anijet në Detin e Zi
Martë 6 Tetor 2026 16:55
Martë, 6 Tetor 2026, 16:55
FOTO: МОСВ - архив
Madhësia e shkronjave
Me urdhër të ministres së mjedisit dhe ujërave, Rosica Karamfillova, Drejtoria e Basenit të Detit të Zi në Varna nisi një kontroll të jashtëzakonshëm në zonën e bregdetit bullgar të Detit të Zi, pas incidentit me dy anije. Këtë mëngjes, dronë sulmuan dy anije tregtare të huaja pranë brigjeve bullgare. Njëra prej anijeve u mbyt, ndërsa në bordin e anijes së dytë shpërtheu një zjarr. Dy marinarë të plagosur u dërguan në spital.
Gjatë ditës së sotme do të merren mostra nga ujërat e detit në zonat pranë Kepit Kaliakra, Bjallës dhe Sozopolit. Mostrat do të analizohen për praninë e produkteve të naftës, bifenileve të poliklorinuara (PCB), metaleve dhe treguesve fiziko-kimikë të cilësisë së ujit. Analizat do të kryhen nga ekipet e laboratorëve rajonalë të Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit në Varna dhe Burgas. Qëllimi i kontrollit është të përcaktohet gjendja aktuale e ujërave detare në këto zona dhe të verifikohet nëse incidenti ka shkaktuar ndonjë ndotje të detit.
- Një anije e goditur nga droni, pa ekuipazh, po lëviz në ujërat pranë Shablës
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova