Lajm
Ndërpritet kërkimi për të mbijetuarit e anijes së mbytur pranë Bjalës
Mërkurë 7 Tetor 2026 11:52
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 11:52
Rumen Nikollov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Operacioni për kërkimin e ekuipazhit të anijes së mallrave „Alfa Vatan“, e cila u mbyt, u ndërpre dhe nuk do të rifillojë. Deri tani nuk u gjet asnjë gjurmë e marinarëve, njoftoi Rumen Nikollov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Veprimtarinë e Emergjencave dhe Shpëtimit pranë Agjencisë Ekzekutive të Administratës Detare.
Sipas informacionit të marrë nga një anije bullgare që shkoi në ndihmë pas sulmit me dronë, anija u mbyt brenda pak sekondash pas një shpërthimi jashtëzakonisht të fuqishëm. Për shkak të fundosjes së shpejtë, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë minimale. Në gjendje të rëndë ndodhet edhe anija e dytë e goditur, ekuipazhi i së cilës u shpëtua. Ajo pësoi dëme të mëdha në pjesën e pasme, ndërsa dhoma e motorëve është pothuajse tërësisht e përmbytur.
Sipas Nikollovit, mundësia që edhe kjo anije të fundoset është shumë e madhe, raporton Daniella Stojnova, korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Varna.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Një anije e goditur nga droni, pa ekuipazh, po lëviz në ujërat pranë Shablës
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova